Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuesit e avokatit shqiptarët më të kërkuar për momentin, Policia “mësyn” në banesat, u shpërndan fotot në pikat kufitare

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuesit e avokatit shqiptarët më të kërkuar për
Autoret e ngjarjes

Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë tre shqiptarët më të kërkuar mommentalisht në vendin tonë. Policia e Shtetit është “ngritur  në këmbë” për gjetjen dhe kapjen e tre të rinjve që dhunuan barbarisht ditën e djeshme avokatin Sokol Mëngjesi.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e tre personave të shpallur në kërkim, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është gjetur. Policia ka dyshime se menjëherë pas ngjarjes, ndryshe nga Dorian Alia i cili u vetëdorëzua, tre autorët e tjerë të jenë larguar nga Tirana.

Për këtë arsye polici ka shtrirë kontrollet në qytete të ndryshme të vendit dhe u ka shpërndarë fotot dhe emrat e autorëve çdo pike kufitare.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 të mëngjesit të djeshëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, sapo avokati kishte dalë nga kopshti ku dhe kishte çuar djalin e tij të vogël. Si pasojë e plagëve të marra gjendja shëndetësore e avokatit vijon të jetë e rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, doli në një konferencë për mediat pasditen e djeshme ku dhe njoftoi se ishin identifikuar 4 autorët e përfshirë në sulmin ndaj avokatit, organizatorin si dhe motivin e sulmit.

Sipas Policisë autorët janë Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Roli i autorëve në sulmin ndaj avokatit Mëngjesi:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj kanë qenë tre të rinjtë të cilët me leva dhe sende të forta dhunuan barbarisht avokatin Mëngjesi. Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në këtë skemë të organizuar kriminale ka qenë Romario Tabaku. Roli i 26-vjeçarit ka qenë transporti i tre autorëve të tjerë. Tabaku ka larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT, Dorian Alian, Drivald Alian dhe Elton Kasanjn. Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste Tabaku me automjetin. Ndërsa, avokati u transportua me urgjencë në spital, aty ku dhe ndodhet aktualisht në intubim në gjendje të rëndë.

Kush ka qenë organizatori:

Po në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se organizatori i këtij sulmi ka qenë 58-vjeçari Dritan Jani Nano, banues në Tiranë. Ai është arrestuar nga Policia e Tiranës me iniciativë si i dyshuar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Në dëshminë e tij Nano ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka gisht në sulmin e avokatit. Mirëpo, policia ka prova të forta të cilat impikojnë këtë shtetas në këtë ngjarje.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë kriminale:

Organizatori i kësaj ngjarje dyshohet se është Dritan Nano. Sipas asaj që u bë me dije dhe më herët nga policia, avokat Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabakun dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Detajet e ngjarjes:

Arrestohet organizatori i sulmit-Dritan Nano

Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim:

Elton Kasaj

Romario Tabaku

Drivald Alia

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese