Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë, Edmond Sula është qëlluar me armë me dylbi nga distanca

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë,
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Edmond Sula alias Ali Sula, 50 vjeç, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë portës së banesës së tij në Vorë.

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash, ndërsa një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet për konflikte që mund të kenë ardhur nga ky aktivitet.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se Sula është qëlluar me një plumb nga pas menjëherë pasi parkoi automjetin dhe po hynte në oborrin e banesës.

Hetuesit dyshojnë se autori ka qëlluar nga një distancë e konsiderueshme, duke përdorur një armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi. Dyshohet pasi në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndërsa viktima është goditur vetëm me një plumb.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese