Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE/ Ja ku fshihej Azgan Mernica, policia e dinte vendodhjen dhe i kishte vendosur afat

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ Ja ku fshihej Azgan Mernica, policia e dinte vendodhjen dhe i kishte
Fotomontazh/ Autori i vrasjes te efektivit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vetëdorëzimin e 23-vjeçarit, Azgan Mernica, mbrëmjen e kësaj të mërkure në Policinë e qytetit të Fierit. Burime për mediat bëjnë me dije se blutë kishin rënë në gjurmët e vrasësit të efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliajt.

Forcat e policisë kishin arritur të lokalizonin Mernicën, i cili fshihej në fshatin Dërmenas. Ata i kishin lënë afat 23-vjeçarit që të vetëdorëzohej, ose në të kundërt do të duhet të ndërhynin me forcë.

Ishin familjarët ata të cilët kishin arritur ta bindnin atë që t’i jepte fund arratisë dhe të dorëzohej pranë bluve.

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijuan pa ndërprerjë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia zhvilloi negociata me familjarët e autorit për t'u vetëdorëzuar. Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë Azgan Mernicën, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese