Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Amerika në mbështetje të SPAK, përfaqësuesit “rikthehen në punë”

Shkruar nga Newsbomb
Amerika në mbështetje të SPAK, përfaqësuesit
SPAK

Përfaqësues të OPDAT (Zyra e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit) janë parë sot në ambientet e Stukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Anila Hoxha, e cila ka deklaruar se përfaqësues të OPDAT kanë zhvilluar ditën e sotme një sërë takimesh në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) si dhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Mësohet se kjo vizitë e të njëjtëve përfaqësues që kanë qenë në mision para urdhrit të presidentit Donald Trump kanë mbajtur takime gjatë ditës në ambientet Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO-së.

Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri, duke i mbështetur në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Misioni i OPDAT u largua nga Shqipëria pas urdhrit të Donald Trump për ndërprerjen e fondeve amerikane edhe për institucionet që asistonin organet e drejtësisë në Shqipëri. 

Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj preku edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri. Një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare u larguan.

Bëhej fjalë për personat dhe grupet e punës të cilët kanë dhënë ekspertizën e tyre në fushën e ligjbërjes dhe ligjzbatimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese