
Edhe pse Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë në “sitë” zyrtarë të lartë, me sa duket bashkitë në vendin tonë vijojnë punën pa iu “dridhur qerpiku”.
Siç raporton gazetarja Aranita Brahaj, nga 1 janari e deri më tani janë zhvilluar 290 tendera, ku 175 prej tyre janë të dyshimtë. Ekspertja e prokurimeve publike thekson se titullarët e bashkive në vend nuk kanë frikë dhe firmosin tendera që ajo i cilëson si korruptivë.
Përmes një postimi të bërë në facebook-un e saj, Aranita Brahaj shkruante:
“Frikë për të firmosur tenda korruptiv... Aspak! Tendera Bashki të shënuara me risk për parregullsi. Nga 1 janari, bashkitë dhe njësitë e tyre të vartësisë kanë njoftuar fitues për 290 procedura tenderimi. Prej tyre, për këtë periudhë, 1 janar deri 25 prill, 175 pra më shumë se gjysma janë të markuar me flamur të kuq”.
Kujtojmë që disa ditë më parë, SPAK “zbarkoi” në zyrat e Bashkisë së Tiranës duke vënë para përgjegjësisë penale drejtorë të rëndësishëm të këtij institucioni.
Tenderat me flamur të kuq: Tenderat e dyshimtë
