Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

11 orë pas mbërritje, kthehen mbrapsht 2 nga 8 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi

Shkruar nga Newsbomb
11 orë pas mbërritje, kthehen mbrapsht 2 nga 8 emigrantët nga
Emigrantët në Gjadër

Anija e marinës italiane “Libra” mbërriti këtë të premte për herë të dytë në brigjet e Shëngjinit. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, anija me 8 emigrantë, gjashtë nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi u ankorua në port.

Menjëherë pas zbritjes, emigrantët, u vendosën në qendrën pritëse ku i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor.

Transferimi i emigrantëve drejt kampit të Gjadrit u bë nën masa të rrepta sigurie, të karabinierëve italianë dhe policisë shqiptare.

Por pas më shumë se 11 orësh nga mbërritja e 8 emigrantëve të paligjshëm nga Italia, vetëm 6 prej tyre u strehuan në kampin e Gjadrit.

Kjo pasi dy të tjerët do kthehen sërish në vendin fqinj, pasi kanë rezultuar me probleme gjatë verifikimeve të kryera.

Pasi ata mbërritën në Portin e Shëngjinit, u akomoduan në qendrën e pritjes, ku iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe procedurave të nevojshme të verifikimit, nga ku 2 prej tyre rezultuan me probleme.

Kujtojmë se më 16 tetor, mbërriti grupi i parë prej 16 emigrantësh, por disa prej tyre u kthyen po atë natë për të shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër u u kthye ditën tjetër, pas vendimit të Gjykatës së Romës e cila thoshte që një vend të konsiderohet i sigurtë ai duhet të jetë i tillë në të gjithë territorin e tij.

Pas këtij vendimi qeveria italiane miratoi një dekret me fuqinë e ligjit, duke rifreskuar listën e vendve të sigurta dhe duke i hapur rrugë vazhdimit të operacionit për transferimin në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm të kapur në ujërat e Mesdheut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese