Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbulohen EMRAT: Kandidatët për kryetar Bashkie të Bindjes Demokratike nga Shkodra në Sarandë (LISTA)

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm pak minuta pas mbylljes së afatit zyrtar të dorëzimit të listave për kandidatë kryetar Bashkie dhe këshilltarë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, zbardhet lista e partisë më të re, Bindja Demokratike.

Partia e themeluar nga Astrit Patozi ka vendosur të sfidojë kandidatët e PS-së por edhe ata demokratë në disa qytete të rëndësishme të vendit.

Bindja Demokratike do garojë në qytetin e Shkodrës, Kukësit, Korçës, Durrësit, Tiranës, Sarandës etj.

LISTA:

Tiranë: Arben Skënderi, violinist i njohur ndërkombëtarisht, ish-anëtar i kryesisë së PD

Kamëz: Ylli Gjeta, ish-student që ka udhëhequr protestat studentore në vitin 2000

Korçë: Leonard Olli, ish-kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës

Kukës: Abedin Uruçi, ish-kryetar qarku i Kukësit në vitin 2015

Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, ish-kryetari i PD në Malësinë e Madhe

Kurbin: Edmond Piroli, ish-kandidat i LSI në Lezhë

Sarandë: Ilir Nikolla, kandidati i pavarur që ka mbështetje të gjerë në këtë qytet, do mbështetet edhe nga Bindja Demokratike

Tropojë: Edison Hasanaj

Durrës: Valbona Sakollari, pedagoge në këtë qytet

Bindja Demokratike do garojë edhe në Shkodër dhe disa qytete të tjera, lista pritet të plotësohet në vijim...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese