Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve, këta janë të akuzuarit për shpërdorim detyre bashkë me Vangjush Dakon

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve, këta janë të akuzuarit

Dhjetë persona janë marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bashkë me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ata akuzohen për një leje ndërtimi për një pallat që u dëmtua dhe nga tërmeti.

Në një deklaratë për mediat, pas marrjes së dëshmisë së Dakos, avokati Petrit Ismaili është shprehur se klienti i tij është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kur pasditen e djeshme ka parë emrin e tij në media.

Personat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti nga SPAK, janë si më poshtë:

  • Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së DurrësitAkuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Ermal LamaAkuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Fatmir EjupiAkuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Adrian BulkuAkuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Adnand Toçila, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Meri SeminiAkuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi
  • Firzilet HajdëriAkuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  • Diana DedjaAkuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Dosja është sigurua nga gazetarja e Report TV Keti Banushi, e cila raporton se procedimi ndaj Vangjush Dakos ka nisur në vitin 2020, për “shpërdorim detyre” bazuar në kallëzimin e banorëve të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” Sh.p.k.

Pallati sipas kallëzimit është ndërtuar në  vitin 2012 duke shkelur kondicionet strukturore. Sipas kallëzuesve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm. Banorët janë detyruar të zhvendosen në shtëpi të tjera, pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese