Avokati Baftjar Rusi dhe banoret depozitojne kallezimin ne SPAK[/caption]Banorët e pallatit nr.8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit depozitojnë në SPAK një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, kryetaren aktuale Emiriana Sako, Sekretarin e KKRT Adhurim Qehajaj dhe firmën Ndergjoni SHPK.
Sipas banorëve, pallati i tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është klasifikuar i banueshëm ne nivelin e dëmit DS2, në një kohë kur animi tij është përcaktuar nga ekspertët në nivelin 51 cm, ndërsa eksperët privat e klasifikojnë mbi 60 cm. Ata akuzojnë Bashkinë, Institutin e Ndërtimit si dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për fshehje të dëmit real të pallatit.
Avokati i banorëve Baftjar Rusi ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.
Banoret e pallatit ne Durres kallezim ne SPAK by Newsbomb Albania on Scribd
