Ish truproja personal i Sali Berishës, Izet Haxhia ka rrëfyer sipas tij rolin që pati, krei i SHIK Fatos Klosi në trazirat e 14 shtatorit, 2 ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Në një intervistë për “Panorama” ai flet edhe për rolin që ka patur ish-kryeminsitri Berisha, që sipas tij ishte “organizatori ai atij grushti shteti”, siç e quan ai.
“Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon, ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD dhe nga ana tjetër, me anë të provokatorëve të SHIK-ut në radhët e demonstruesve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit”, shprehet ai.
Me tej, Haxhia tregon se “Berisha ka qenë organizatori i këtij grushti shteti, pasi që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e PD-së dhe ka thënë që duhet të hakmerren për vrasjen e Azemit. Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK-ut të Gazi Dedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë”
