Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kanë zhvilluar një inspektim “blic” sonte në palestrën e shkollës “Vasil Shanto”, e cila është një prej qendrave të numërimit.
Kim ka konstatuar që numëruesit e PD-së të gjithë kishin veshur bluza blu me numrin 9 që identifikonin Partinë Demokratike.
Ajo i kërkoi që t’i hiqnin dhe të vishnin të tjera ose t’i kthenin së prapthi dhe t’i vishnin sërish.
Ata i kanë pohuar një gjë të tillë, por janë treguar arrogantë me gazetarët që i kanë pyetur lidhur me këtë çështje.
Sondazh
Poll
