Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ “Çfarë bëni, a kapet ashtu një femër?!” Mes ulërimash dhe të qarash, policia arreston me forcë një grua në mes të Lungomares

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Çfarë bëni, a kapet ashtu një

Vijojnë përplasjet mes efektivëve të policisë dhe pronarëve të lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë.

Pronarët e bizneseve nuk kanë pranuar të mbyllin muzikën sipas orës policore, duke u përplasur me policinë, me këta të fundit që kanë bërë disa shoqërime në komisariat.

Një prej të shoqëruarve është edhe një grua, administratore e një lokali në zonën e Lungomares. Siç shihet në videon e mëposhtme, policia e ka kapur dhe përdor forcën për ta future në makinë, pasi gruaja nuk bindet.

Mes të qarash dhe ulërimash edhe nga disa zonja të tjera, efektivët tentojnë që ta marrin gruan dhe ta shoqërojnë në komisariat. “Çfarë bëni, a kapet ashtu një femër”, dëgjohet të thotë një grua në video.  

LEXO EDHE: Lungomare në “shtetrrethim”, pronarët e bizneseve përplasen me efektivët për orën policore, disa të shoqëruar në komisariat

LEXO EDHE: VIDEO/ Protesta e veçantë e lokaleve në Vlorë kundër orës policore, vendosin njëherazi me volum të lartë Himnin e Flamurit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll