Disa pronarë të bizneseve në zonën e Lungomares në Vlorë janë përplasur me efketivët e policisë përsa i përket respektimit të orës policore.
Forca të shumta policie kanë shkuar në zonën e Lungomares për të monitoruar respektimin orës policore, por kanë hasur në kundërshtimin e pronarëve të bizneseve.
Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në polici, teksa kujtojmë se në shenjë proteste, lokalet në zonën e Lungomares mbrëmjen e sotme vendosën Himnin e Flamurit me volum të lartë.
Lungomare në “shtetrrethim”, pronarët e bizneseve përplasen me efektivët për orën policore, disa të shoqëruar në komisariat
