Merkatoja e kësaj vere pa transferime të lojtarëve nga një skuadër në një tjetër për shifra që nuk ishin dëgjuar më parë. Për shumë analistë sportivë kjo merkato është shqetësuese dhe nuk u prit mirë, por edhe UEFA dhe FIFA nuk e kanë pritur mirë.
Xhani Infantino, Presidenti i FIFA-s, kërkoi nga institucionet që kanë përgjegjësinë financiare, të luftojnë sistemin e transferimeve, ndërkohë kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin, i bëri thirrje liderëve politikë europian të ndihmojnë konkretisht me masa shtrënguese.
Nga kalkulimet e UEFA-s dhe FIFA merakto e futbollit në këtë sezon veror ka qarkulluar një shifër marramendëse prej 2.4 bilion euro, që është shifër e fikshme sipas Ceferin.
Sondazh
Poll
