Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E trishtë! Aksidenti i merr jetën në lule të rinisë futbollistit shqiptar, vdes në moshën 22-vjeçare Fatjon Bunjaku

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë! Aksidenti i merr jetën në lule të rinisë
Fatjon Bunjaku

Një lajm i trishtë është mësuar mëngjesin e kësaj të diele pasi është ndarë nga jeta në lule të rinisë futbollisti Fatjon Bunjaku.

Ndarja nga jeta e Bunjakut mësohet të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate në Vushtrri-Mitrovicë.

Fatjon Bunjaku, ishte vetëm 22 vjeç dhe luajti në shumë skuadra në Kosovë, përfshirë Trepçën, Phoenix Banjë, Liria, Gjilani, Malisheva dhe së fundi te Elbasani.

Lajmin i trishtë është mësuar nga reagimi i bërë nga faqja e fshatit Samadraxhë, ku bëhet e ditur se Bunjaku ka humbur jetën tragjikisht në një aksident.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njofojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Bunajku për humbjen e djalit të tyre. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese