Arbër Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Djellza Kadriaj kanë kurorëzuar mbrëmjen e ditës së dielë dashurinë e tyre në martesë.
Dasma e veçantë i pati të gjitha emocionet të "shkrira" në një ngjarje të paharrueshme për çiftin, ku pjesë e saj ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së shihet duke e shijuar të gjithë këtë atmosferë në ditën më të bukur të jetës të futbollistit të Kombëtares, teksa pjesë e festës ishin dhe shokët e tij të skuadrës si Mirlind Daku, Julian Shehu, Elseid Hysaj, Indrit Tuci dhe Adrion Pajaziti.
Pamjet nga dasma janë shpërndarë në rrjetet sociale, aty ku kuptohet qartë harmonia që jeton mes "yjeve" të Shqipërisë, dhe sidomos "lezetit" që ka dhuruar pikërisht presidenti Duka që shihet duke kërcyer me futbollistët e tij.
View this post on Instagram
