Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tritoli në garazhin e biznesmenit, Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim dy ish-futbollistët (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Tritoli në garazhin e biznesmenit, Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së enjtes në garazhin e biznesmenit shkodran Agim Uraj. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe panik te banorët e lagjes "10 Korriku". Biznesmeni Uraj ka mohuar para hetuesve të kishte konflikte dhe gjithashtu në qytetin e Shkodrës njihet si një person pa probleme. Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe kanë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Newsbomb.al mëson se ata janë ish-futbollistët Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj. Nga këqyrja e provave në vendngjarje dhe kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe identifikimi i dy ish-futbollistëve. Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes. Ata rezultojnë se kanë qenë të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Njoftimi i plotë - Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:

Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të DVP Shkodër dhe me Prokurorinë e Shkodrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen "10 Korriku", Shkodër, ku në derën e garazhit të automjeteve, në pronësi të shtetasit A. U., shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj. Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Vjedhja”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese