
Inteligjenca Artificiale po rriskon zgjedhjet e lira në vende të ndryshme të botës, për shkak se ofron mundësinë për të klonuar zërat e figurave kryesore politike, duke bërë që të dezinformojë elektoratin dhe të ndikojë ato me propagandë të rreme.
Ndërsa SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë në prag të zgjedhjeve elektorale, gjithnjë e më shumë po rritet frika nga ndikimi i komponentëve të jashtëm nëpërmjet inteligjencës artificiale për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë fytyrën e zgjedhjeve në këto vende.
Sipas deklaratës së një grupi dixhital të të drejtave civile, thuhet se mjetet e inteligjencës artificiale të disponueshme publikisht mund të përdoren lehtësisht për të nxjerrë gënjeshtra dhe mashtrime bindëse zgjedhore në zërat e figurave kryesore politike duke bërë klonimin e tyre.
Studiuesit në Qendrën për Kundërshtimin Dixhital, me qendër në Uashington, DC, testuan gjashtë nga mjetet më të njohura të klonimit të zërit të IA-së për të parë nëse ato do të gjeneronin videoklipe, audio të pesë deklaratave të rreme për zgjedhjet në zërat e tetë politikanëve të shquar amerikanë dhe evropianë.
Pas më shumë 240 testimeve, grupi dixhital arriti në përfundimin se nga këto mjete të marra në testim, 193 raste gjeneruan klone bindëse zanore, ose 80% të saj.
Në një klip, një president i rremë i SHBA-së, Joe Biden, thotë se zyrtarët zgjedhorë numërojnë secilën nga votat e tij dy herë. Në një tjetër, një president i rremë francez Emmanuel Macron paralajmëron qytetarët që të mos votojnë për shkak të kërcënimeve me bombë në qendrat e votimit.
Kujtojmë se më parë, aktivistët e financuar nga The Singularity Group krijuan debatin e rremë presidencial duke përdorur inteligjencën artificiale dhe në pamje të parë, ata duken shumë të vërtetë.
Të pozicionuar pas foltoreve, Biden dhe Trump të krijuar nga inteligjenca artificiale imitojnë zërat, shprehjet dhe sjelljet e presidentit dhe ish-presidentit të vërtetë, duke bërë që shumë të besojnë se debati midis tyre po zhvillohej realisht.