X, i cili dikur njihej si “Tweeter” ka ndërrmarrë një reformim të rëndësishëm përsa i përket "tik-ut blu" që përdoret në këtë platformë.
Elon Musk njoftoi se ky tiket do jetë falas për të gjithë njerëzit që në profilet e tyre kanë më shumë 2500 ndjekës të verifikuar. Sipas tij, kjo bëhet pasi këta njerëz kanë më shumë influencë në platformë.
Ndërsa shtoi se për këta përdorues që e përfitojnë falas tik-un blu do të jenë më pak të predispozuar ndaj reklamave në faqen e tyre.
Ndërkohë që njerëzve me mbi 5000 ndjekës u është dhënë akses falas në “Premium +”, i cili u jep mundësinë që të hiqen reklamat si dhe renditjen sa më lart të mesazheve kur flasin me përdorues të tjerë.
Kujtojmë se më përpara se X të blihej nga Musk, tik-u blu ishte një distinktiv verifikimi i dhënë falas nga platforma.
Fillimisht u përdor si një mjet vërtetimi, i krijuar për të ndihmuar në ndalimin e llogarive të rreme dhe përhapjen e dezinformatave.
Tik-u blu dikur shihej si një shënues i autoritetit të një personi në faqe, pasi vetëm pak njerëz mund të verifikoheshin, si p.sh. të famshëm, punonjës të qeverisë dhe gazetarë.
Musk nuk e pëlqeu këtë sistem, të cilin ai e kritikoi si krijimi i një ndarjeje midis "zotërve dhe fshatarëve".
Tik-u blu në vend të kësaj u bë një simbol që tregon se një llogari ishte abonuar në X Premium më parë i quajtur Twitter Blue me një proces verifikimi të bashkangjitur kësaj pagese.
Por tani është bërë një kombinim i të dyjave me një person që shihet thjesht si i shquar nëse ndiqet nga mjaft njerëz me një shenjë të tyren.