Hapësire reklamuese


Teknologji

Paralajmërimi i frikshëm i NATO: Perëndimi në rrezik, rrjetet e komunikimit mund të sulmohen nga Rusia ose bandat kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i frikshëm i NATO: Perëndimi në rrezik,
Foto nga rrjetet e komunikimit të shpërndarë në pjesën nënujore të oqeaneve

Organizata e Atlantikut Verior (NATO) ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm, përsa i përket sigurisë së vendeve Perëndimore. Sipas NATO-s, Perëndimi po përballet me një kërcënim të ri, që përfshin rrjetet komunikuese të vendeve përëndimore, pasi ato janë të ekspozuara ndaj sulmeve ruse, bandave kriminale apo organizatave të tjera terroriste, të cilat kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.

Duke qenë se 95% e internetit në botë shpërndahet përmes rrjeteve nënujore, është i dukshëm ndikimi masiv që ndërhyrja e dhunshme dhe ndërprerja e trafikut të të dhënave do të kishte në ekonominë globale dhe në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në kryerjen e operacioneve ushtarake.

Nëpërmjet transferimit të të dhënave nga rrjeti nënujor i kabllove me fibra optike, vlerësohet se në nivel global kryhen transaksione ditore që arrijnë vlerën e 8 trilionë dollarëve.

Sipas ekspertëve, gjatësia prej mijëra kilometrash kabllo nënujore e bën atë të pambrojtur si sistem dhe i jep përparësi kujtdo që kërkon të dëmtojë këto rrjete.

Në NATO vitet e fundit ka pasur një shqetësim të madh për ruajtjen e sigurisë së rrjeteve të nëndetëseve. Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për Guardian, një oficer i lartë i NATO-s, zëvendës-admirali Didier Malleterre, paralajmëroi se kabllot dhe tubacionet kritike nënujore janë në rrezik.

Më herët, janë raportuar incidente të dyshimta në rrjetin komunikues, që ngrenë alarmin për sulme të mundshme.

Zëvendësadmirali, i cili është zëvendës komandant i Shefave të Përbashkët të Operacioneve Detare (MARCOM) dhe ka shërbyer në nëndetëse, tha se ka aktivitete të dyshimta dhe raste dëmtimi që ngrenë alarmin për kërcënimet e mundshme nga Rusia dhe që vendet e NATO-s po përdorin Softuer të inteligjencës artificiale, sensorë dhe më shumë për të mbrojtur rrjetet e cenueshme nënujore, pasi rrezikohet siguria e 1 miliard qytetarëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Sipas zëvendës-admiralit, NATO ka identifikuar disa raste të aktivitetit të dyshimtë rreth infrastrukturës nënujore në vitet e fundit dhe shtoi se rusët kanë zhvilluar shumë luftën hibride nën det për të prishur ekonominë evropiane.

Në një kohë të tensioneve në rritje, vendet e NATO-s po detyrohen të skanojnë gjerësisht ujërat e tyre duke përdorur sensorë, satelitë dhe madje edhe pajisje nënujore për të zbuluar lëvizjet e dyshimta dhe për të mbrojtur rrjetet nënujore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese