Startup iGenius, i cili operon në industrinë e inteligjencës artificiale dhe kërkon të konkurrojë me OpenAI dhe kompani të tjera që zhvillojnë këtë teknologjinë të avancuar, synon të zërë vendin e tij në elitën e firmave europiane. Kompania është themeluar dhe drejtohet nga shqiptari Uljan Sharka.
Në një deklaratë të hënën, ai ka njoftuar se po përpiqet të mbledhë investime me vlerë 650 milionë euro (698 milionë dollarë), për të arritur një vlerësim të kompanisë në përfundim të investimeve, në rreth 1.7 miliardë euro.
Kjo do të bënte që iGenius, me qendër në Itali, të hynte në listën elitare të firmave evropiane premtuese dhe të mirëkapitalizuara, të specializuara në inteligjencën artificiale. Aktualisht, në Evropë, aktorët më të shquar në industrinë e inteligjencës artificiale janë Mistral AI francez dhe DeepL gjermane.
AI është një teknologji e avancuar në fazën e zhvillimit intensiv, e cila tashmë ka demonstruar aftësi mbresëlënëse njohëse dhe ka potencial të konsiderueshëm për zhvillim të mëtejshëm.
Kompania italiane e krijuar nga një shqiptar ka lançuar produktin e saj të parë të quajtur Italia. Uljan Sharka e përshkruan idenë e përmendur të firmës si një model gjuhësor themelor me burim të hapur i krijuar për përdorim në sferën e shërbimeve financiare.
iGenius ka siguruar mbështetje në një vlerësim paraprak prej 1.05 miliardë eurosh nga investitorët, përfshirë Angel Capital Management dhe Eurizon Asset Management, një njësi e bankës italiane Intesa Sanpaolo SpA. Me investimet e reja që kërkohen në vlerën e 650 milionë eurove, vlera e saj shkon në 1.7 miliardë euro.
Uljian Sharka ka thënë se aktualisht kompania e tij është duke zhvilluar negociata me investitorë të tjerë potencialë.
Dihet gjithashtu se iGenius bashkëpunon me kompani si Allianz SE, Aon Plc, Enel SpA dhe Intesa Sanpaolo. Deri në fund të vitit 2024, kompania synon të arrijë një të ardhur vjetore periodike prej 20 milionë eurosh.