Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, i vdekur është Pjerin Xhuvani, u përfshi në sherrin me militantët e PD në 14 mars (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Pjerin Xhuvani raportohet se është personi që ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Së fundmi, Xhuvani është përfshirë në përplasjen me militantët e PD në Elbasan, për ditën e Verës. Partia Demokratike publikoi foton e Xhuvanit dhe e akuzoi atë si të lidhur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Newsbomb.al mëson se veç Pjerin Xhuvanit që ka mbetur i vdekur, janë plagosur dhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve është punonjëse e Policisë. Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur zjarr duke qëlluar më shumë se 20 herë, edhe në drejtim të uniformave blu.

Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti që shpërndante para për vota në lagjen “5 Maji”. Sipas raportimeve paraprake, në vendin e ngjarjes gjatë tentativës për të ndaluar makinën ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu