Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ PLAS në Korçë! Tifozët e Skënderbeut s’e pranojnë dot humbjen, sulmojnë lojtarët e Laçit gjatë festës së titullit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ PLAS në Korçë! Tifozët e Skënderbeut s’e
Foto ilustruese: Skenderbeu-Laci

Laçi u shpall sot kampion i Kategorisë së Parë, duke mposhtur Skënderbeun me shifrat 0-1 në Korçë, në sfidën e vlefshme për javën e fundit të kampionatit. Por fundi i këtij dueli pati edhe incidente.

Në mënyrë të turpshme dhe të paprecedentë, tifozët vendas filluan të godisnin lojtarët kurbinas me shishe, gjatë festës që këta të fundit po bënin para pjesës së tribunës ku ndodheshin mbështetësit e tyre.

Madje, para sulmit ndaj lojtarëve, i njëjti veprim u bë edhe karshi arbitrave të ndeshjes. Pamjet e publikuara nga “PanoramaSport” tregojnë qartë irritimin e korçarëve, të cilëve u “iku nga duart” titulli kampion.

Kujtojmë që deri më sot, Skënderbeu mbante vendin e parë. Mirëpo, goli i Arlind Kurtit në “frymën e fundit” bëri që trofeu të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte në Laç. (Shikoni videon këtu)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese