Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Bulqizë, makina në pronësi të minatorit Elton Debreshi, kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit për deputet

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me tritol në Bulqizë, makina në pronësi

Një shpërthim tritoli raportohet se ka ndodhur në Bulqizë, pak pas mesante. Makinës në pronësi të shtetasit me inicialet E.D, i është vendosur tritol dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Newsbomb.al mëson se makina së cilës i është vendosur tritol, është e minatorit Elton Debreshi. Ky i fundit kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit por nuk arriti të fitonte.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit  të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese