Stresi ne proteste
Tanimë të gjithë e dinë që Stresi është një ndër mbështetësit më të zjarrtë të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Simpatinë për liderin e demokratëve, reperi s’ka nguruar asnjëherë ta tregojë dhe në çdo protestë që kryedemokrati ka zhvilluar Stresi ka qenë më “besniku”.
Edhe mbrëmjen e sotme ai ka marrë pjesë në protestën që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I shoqëruar nga miqtë e tij, Stresi ka postuar një video në Instagram ku shihet teksa bën sehir molotovët që u hodhën në drejtim të Kryeministrisë.
Sondazh
Poll

