Sasa Hoda mbrëmjen e djeshme ka ndarë një rrëfim prekës nga jeta e saj brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo ka folur hapur për një nga betejat më të vështira që ka përjetuar, e cila sipas saj, e ka çuar shumë pranë vdekjes.
Banorja tregoi se është përballur me një sëmundje jashtëzakonisht të rrallë, pasojat e së cilës vazhdon t’i ndiejë edhe sot.
Sasa zbuloi se vuan nga tumori i enëve të gjakut, një diagnozë e rrallë, që sipas mjekëve, prek vetëm 16 persona në mbarë botën. Ajo është e vetmja prej tyre që ka mundur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Doktori më tha: 90% e ke kokën në rrezik. I kam thënë babit: mos më le me vdek,” rrëfeu ajo mes lotësh.
Në një moment emocional, Sasa ndau edhe sakrificat e jashtëzakonshme të babait të saj gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Jam falënderuese që ka fjet një muaj në makinë, vetëm që të mos shpenzonte paratë e spitalit,” tha ajo.
Edhe pse operacioni i rëndë ka kaluar, Sasa tregon se ende jeton me një tumor brenda trupit të saj.
“Jam në këtë jetë me një bombë në trup, që nuk e di kur mundet me shpërthy,” u shpreh ajo, duke lënë pa fjalë banorët dhe publikun.
Ajo zbuloi gjithashtu se sëmundja i ka marrë një nga ëndrrat më të mëdha të jetës: mundësinë për t’u bërë nënë.
“Kjo sëmundje ma ka pamundësu ndjenjën ma të bukur në botë, me qenë nënë,” tha ajo, duke zbuluar edhe fjalët e mjekut që i kanë mbetur thellë në mendje:
“Nuk guxon me rreziku shëndetin tand për me u bë nënë.”
View this post on Instagram
