Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Pse na e bëre o Gert...", fituesi i Big Brother reagon për vdekjen e kunatit Gerti Bogdani

Shkruar nga Newsbomb
"Pse na e bëre o Gert...", fituesi i Big Brother reagon për
Gert Bogdani dhe Edlira Çepani - Arber Çepani

Arbër Çepani, fituesi i "Big Brother" dhe një ndër personazhet më të njohura publike në Shqipëri, ka reaguar për ikjen e parakohshme të politikanit Gerti Bogdani. Ai është familjari i parë që shkruan për lajmin e trishtë, pasi është kunati i Gertit.

“Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre”, shkruan Arbri në llogarinë e tij, duke zgjedhur një sfond të errët për mesazhin e trishtë.

Arbër Çepani është vëllai i aktivistes Edlira Çepani, e cila ishte martuar me politikanin Gerti Bogdani dhe ishin prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ajrës dhe Reinartit.

"Pse na e bëre o Gert...", fituesi i Big Brother reagon për
FotoArkive: Martesa e Gert Bogdanit me Edlira Çepanin

Gerti Bogdani ka ndërruar jetë papritur këtë të mërkurë teksa ndodhej në ambientet e Hotel "Rogner" në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, gati për të marrë pjesë një takim zyrtar kur ka pësuar një goditje në zemër.

Fatkeqësisht, 44 vjeçari është dërguar me autoambulancë në spital por mjekët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese