Një moment i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku aktori Indri Shiroka i ka shprehur hapur ndjenjat këngëtares Vanesa Sono.
Teksa të dy po bisedonin me njëri-tjetrin, Indri pranoi se ka krijuar një pëlqim për të brenda formatit.
“Më pëlqen si vajzë… por nuk dua të jem shkaku i asnjë problemi për ty jashtë,” ka thënë aktori.
“Më pëlqen nuk ka asgjë të keqe, mua më pëlqen si vajzë, këtu jemi në një botë paralele, por nga ana tjetër e peshores unë nuk të kam pyetur gjë. Është e drejta jote ta ruash private dhe nuk të kam pyetur me detaje për situatën që ke jashtë,” shtoi ai.
Biseda mori edhe më shumë intensitet kur Vanesa e pyeti nëse ai kishte përjetuar më parë situata të ngjashme.
Indri u tregua i sinqertë, duke pranuar se tërheqja në një ambient të izoluar mund të ndodhë lehtësisht.
“Më ka qëlluar nja 2 herë, por thjesht ndonjëherë kam pasur interes fizik, herë tjetër më shumë fizike dhe në atë rast e kam ndaluar veten kam bërë një hap mbrapa, por kam qenë një botë reale ndryshe nga këtu,” u shpreh ai.
Nga ana e saj, këngëtarja u shfaq e prekur dhe disi e sikletosur, duke pranuar se ndjen një lloj faji për afrimitetin që po krijohet mes tyre.
“Nuk dua të mërzis njeri… dhe ndihem pak në faj,” u shpreh ajo.
