Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ditë zie për familjen Veleshnja, aktori i humorit humbet babain: Nuk e kisha menduar të të përcillja kaq shpejt

Shkruar nga Newsbomb
Ditë zie për familjen Veleshnja, aktori i humorit humbet babain: Nuk e
Rezart Veleshnja me babain

Kjo e enjte është ditë zie për familjen e aktorit të humorit Rezart Veleshnja, pasi mësohet se shtylla kryesore e familja ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmin e trishtë për humbjen e babait e ka zbuluar vetë aktori i cili bëri publike ngjarjen që i theu zemrën, pasi sëmundja e rëndë i mori jetën atij.

“Regjisori që më mësoi çdo hap përpara dhe më pas më hipi në skenë. Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrificë. Ke qenë shoku i vetëm më besnik se asnjë. Që do të përcillja kaq shpejt për në parajsë, nuk e kisha menduar kurrë! Do më marrë malli për çdo ditë baba! Të dua ba!”shkruan Veleshnja, teksa zemërthyer ka njoftuar për humbjen tragjike të babait.

Më tej aktori bën me dije se vizita priten ditën e nesërme dhe pasnesër te agjensia Univers në rrugën “Bardhyl”.

“Ju falenderojmë familjarisht për respektin që i bëtë tim ati. Allahu ja u shpërbleftë. Pritjet bëhen nesër dhe pasnesër te agjensia Univers në rrugën “Bardhyl”, nga ora 17 deri në 20 të mbrëmjes” bën me dije Veleshnja.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Veleshnja për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.  

Reagimet e Rezart Veleshnjas: 

Ditë zie për familjen Veleshnja, aktori i humorit humbet babain: Nuk e
 
Ditë zie për familjen Veleshnja, aktori i humorit humbet babain: Nuk e
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese