Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

A u ndanë “rrugët” mes Mirit dhe Selin? Banorja: Kam respekt për të por jam soliste e lojës time

Shkruar nga Newsbomb
A u ndanë “rrugët” mes Mirit dhe Selin? Banorja: Kam
Selin dhe Miri

Prime-i i sotëm ka nisur me debate në shtëpinë e Big Brother Vip, teksa është shfaqur edhe një klip i disa bisedave mes Mirit dhe Selin, ku pas takimit me vëllain e saj duket se kjo e fundit është distancuar nga Miri.

Miri dhe Selin, për për herë të pas 42 diësh që nga fillimi i Big Brother, janë ulur të ndarë në divan. Përgjatë klipit Selin është shprehur: “Fjala e tij është urdhër për mua, dhe këtu do vijë vetë momenti që do vihet në vend fjala e vëllait tim”

“Në këtë moment unë jam i tërhequr se ka ardhur sinjali nga vëllai”, i ka thënë Miri Selin.

Ndërkohë e pyetur nëse mebdon se miri do ta lëshojë ajo ka thënë: Po, por do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë ai.

Të pyetur nga Ledioni këtë mbrëmje, Selin tha se është besnike ndaj marrëdhënies me Mirin.

Selin: “Unë jam besnike në marrëdhënien time me Mirin dhe nuk e kam bërë dhe as do e bëj deri në këtë pikë të lojës, sa për divanin, ashtu ishin ulur. Sa i përket klipit kam respekt për Mirin, por unë jam soliste e lojës time. Po tregoj një Selin të lirë që nuk e drejton askush”

Miri:“Kristin i vjen shumë keq që atë vështirësi që na vuri atë ditë ne e kthyem në forcë dhe kemi krijuar lojën dhe një miqësi shumë të mirë. Çdo siklet e kemi kaluar ashtu siç duam ne, unë nuk bëj Përputhen se është një program dashurie, dhe unë e kam thënë si e konsideroj, si vajzën time dhe ashtu vazhdoj ta konsideroj”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese