Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Raketa JAVELIN në tregun e zi, makina me TARGA SHQIPTARE bën "trafik armësh" në UKRAINË (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ndërsa dhjetra shtete po dërgojnë ndihma ushtarake në Ukrainë, shumë armatime kanë përfunduar në duart e trafikantëve që i sheshin në tregun e zi.

Newsbomb.al ka siguruar një video të realizuar gjatë pazarit të dyshuar për blerjen e raketave amerikane Javelin, por ajo që bie në sy janë targat shqiptare të makinës.

Video është realizuar në Ukrainë, ndërsa dy persona dallohen teksa takohen në një zonë të paidentifikuar mes pyjeve ku dyshohet se diskutojnë për shitjen e raketave në tregun e zi.

Targat shqiptare të makinës “AA 851 EE”, dyshohet të jenë të vjedhura në vendin tonë apo të falsifikuara, pasi ato rezultojnë se i përkasin një mjeti tip “Mercedes”, ndërsa në video shfaqen në një “Volkswagen”. Gjithsesi nëse janë targa origjinale, mbetet e paqartë se si kanë arritur të përfundojnë deri në Ukrainë.

Ekspertët në perëndim kanë ngritur alarmin se grupet kriminale janë përfshirë në trafikun e armëve nga Ukraina kryesisht drejt Azisë dhe Afrikës. Ata shprehen se një tregti e tillë pritet të arrijë kulmin kur konflikti në Ukrainë të jetë drejt përfundimit.

Sipas informacioneve, raketat amerikane Javelin që kushtojnë rreth 175 mijë dollarë, në tregun e zi shiten për rreth 30 mijë dollarë.

Si duken raketat amerikane Javelin të paketuara

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese