Është publikuar edhe këtë vit lista e 10 personave më të pasur në Shqipëri.
Studimi është kryer nga Instituti Europian Pashko për 2017-ën, dhe në listën e 10 personave më të pasur në vendin tonë vihen re ndryshime si në renditje, por edhe emra të rinj.
Kështu vendin e parë vijon ta mbajë biznesmeni Samir Mane, CEO i Balfin Group, i ndjekur nga Shefqet Kastrati në vendin e dytë dhe në vend të tretë Grigor Joti.
Lista vijon me biznesmenët:
Rrok Gjoka
Agron Shapllo
Renis Tërshana
Agim Zeqo
Deputeti Tom Doshi
Serafin Orgocka
Lefter Kallo
“Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri fitimi, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit nga të gjithë së bashku”, thotë Arjon Sulo, i cili tregon se ku është bazuar studimi për super të pasurit shqiptarë.
“Studimi për 10 më të pasurit është një studim që Instituti Europian Pashko, e bën duke ndjekur edhe traditën e studimeve ndërkombëtare, duke u bazuar vetëm te deklarimet e licencave në QKB dhe strukturave aksionmbajtëse u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë”, thotë Sulo.
