Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U "demaskuan" nga PD 8 vite më parë, sot kërkohen nga SPAK/ Ja kush janë dy policët dhe lidhja me ish-deputetin e PS

Shkruar nga Newsbomb
U "demaskuan" nga PD 8 vite më parë, sot kërkohen nga
Fotomontazh/ Elvis Ndreca dhe Eduard Ndeca

Në vitin 2016, në një dekaratë e nënkryetarit të atëhershëm të PD, Edi Paloka u bënë publike një listë e gjatë emrash me zyrtarë të policisë së Shtetit të përfshirë në ngjarje kriminale dhe në mbjelljen e kanabisit në vend.

Në atë kohë Policia e Shtetit hodhi poshtë akuzat, madje i konsideroi sulme të PD, ndaj uniformave blu dhe drejtuesve të saj. Policia i kërkoi PD t’i drejtohej prokurorisë për të vërtetuar akuzat dhe ashtu ndodhi. Mirëpo me kalimin e viteve, “odiseja” për drejtësi u venit.

Tanimë, 8 vite më vonë, një operacion i SPAK, falë përgjimeve nga aplikacioni SKY riktheu në kujtesë po të njëjtët emra. Ndër to, oficeri i policise Klodian Shahini dhe ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.

Mitri është një ndër zyrtarët e policisë që ka rënë në “sitën” e SPAK dhe për të është prerë urdhër-arresti, pasi dyshohet për lidhjet e tij të errëta me botën e krimit. Ai aktualisht është specialist pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, teksa më herët e ka mbajtur postin e drejtuesit të Policisë Vendore në Lezhë për 10 muaj në vitin 2019.

Mitri dyshohet se ka qenë i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në periudhën e pandemisë, sidomos në zonën e Kashnjetit. Po ashtu Henrigert Mitri dyshohet se menaxhonte mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, në kohën kur ishte shef komisariati. Ai është akuzuar edhe për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin.

Dyshohet se në kohën kur ishte shef komisariati në Lushnje ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.  Elvis Ndreca, kushëriri i deputetit të PS, Eduard Ndreca, dyshohet po ashtu të ketë lidhje në këtë veprimtari kriminale gjatë kohës kur Mitri ishte në krye të kësaj drejtorie.

Jo vetëm kushëriri, por edhe vëllai i deputetit Eduard Ndrecës...

Vëllai i deputetit socialist, Eduard Ndrecës, Armando Ndreca, u shoqërua në prill të këtij viti nga Policia e Lezhës, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në fshatin Kashnjet.

Ndreca dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal të cilët kishin kthyer një stan në këtë fshat në ambiente për të kultivuar lëndën narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë deputeti socialist, Eduard Ndreca. I pyetur nga BIRN ai tha se i vëllai do të duhet të hetohet njësoj si çdo qytetar tjetër.

 “Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, tha ai një muaj më parë.

Ndërsa përsa i përket oficerit tjetër të policisë të sot është nën “shënjestrën”e SPAK, ka pasur dyshime për përfshirjen e tij në botën kriminale që në vitin 2016. 8 vite më parë, ishte sërish PD, e cila denoncoi publikisht oficerin e policisë Klodian Shahini si te lidhur me narkotrafikun dhe si bashkëpunëtor në mbjelljen e kabanisit në qarkun e Lezhës. Në atë kohë ai u emërua shef seksioni për hetimin e narkotikeve në Vlorë.

Në 2016 PD tha se vendimi për transferimin e agjentit të policisë, që ndoqi operacionet për kapjen e drogës në Rrëshen është dëshmi se Kryeministri i vendit qëndroi në anën e trafikantëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese