![Tentoi të vriste "Leksin e Druve” dhe "të fortin"](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-0edc22a595157fcd1e8ed2184c3dbcf3.jpg)
Operacioni i nisur me udhër të SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit, vijon të nxjerrë “fryetet” e veta.
Tanimë, raportohet se kanë nisur arrestimet edhe jashtë territorit të vendit, falë komunikimeve mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle. Në pranga kanë përfunduar Arjan Tuku dhe Denis Meta. Tuku është arrestuar në Itali, ndërsa Meta në Sanjë.
Sakaq, ende nuk dihet se në çfarë ngjarjes rezulton i përfshirë Denis Meta. Ai ra në pranga në vitin 2018, kur ishte vetëm 21 vjeç, pasi iu gjetën në banesë drogë, 21 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një radio policie. Sipas hetimeve të SPAK ata rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale.
Arjan Tuku ka tentuar të eliminojë Aleks Ndrekën
Tuku dyshohet ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks Ndreka. Ky i fundit rezulton të jetë Aleksander Doda i njohur në Lezhë si Leksi i Druve. Ai ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte antentati me dron të cilit ai i shpëtoi.
Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.
Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më vonë.
Arjan Tuku ka tentuar të eliminojë edhe Durim Bamin
Gjithashtu Arjan Tuku ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Durim Bami njihej si “i fortë” i Niklës. Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.
Në 3 mars të 2015 Bami është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.
Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. I pandehur së bashku me Durim Bamin ishte Tom Doshi dhe Mark Frroku për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.
Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar mikun e Gentjan Bejtjes, shtetasin Enver Stafukën, të zhdukur në 2015. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.
Krimet e tjera të Arjan Tukut
Po ashtu më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.
Ky operacion erdhi si rezultat i zbërthimit të komunikimeve në aplikacionet sekrete "Sky" dhe EncroChat".
Emrat që kanë dalë deri tani, jo zyrtarisht, tregojnë se bëhet fjalë për njerëz të katapultuar shumë lartë në hierarkinë e krimit, ku përfshihen krerë bandash, trafikantë droge, porositësh vrasjes, ekzekutorë dhe njerëz të kapur mes lidhjeve në biznes e politikë.