Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK lëshon fletë-arrest dhe për Lul Berishën, ish-kreu i "Bandës së Durrësit" i arrestuar në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
SPAK lëshon fletë-arrest dhe për Lul Berishën, ish-kreu i
Lulzim Berisha ne Spanje 2023 dhe ne burg, vite me pare

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar fletë-arrest dhe për Lulzim Berishën, ish-kreu i "Bandës së Durrësit" që prej rreth gjashtë muajsh ndodhet i arrestuar në Spanjë. Ai është lokalizuar dhe arrestuar në kuadër të operacioni policor të koduar “Sant Joan”.

Lulzim Berisha, i njohur dhe si Lul Berisha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për një dosje të mëhershme që është hetuar nga SPAK, si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Lul Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.

Gjithashtu, Berisha dhe anëtarët e tjerë të bandës akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Klodian Saliu, e ndodhur po në të njëjtin vit me vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame.

SPAK lëshon fletë-arrest dhe për Lul Berishën, ish-kreu i
I shumekerkuari Lulzim Berisha

Kreu i Bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje të ndodhura në Durrës në vitet 1998-2004. Ai u lirua me kusht 6 vite përpara mbarimit të dënimit me argumentin se e kishte kryer gjysmën e dënimit dhe ishte rehabilituar, por Gjykata e Posaçme kërkoi kthimin e tij në burg për vrasjen e Klodia Saliut në vitin 2005.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest të ri për arrestimin e tij për vepra të reja penale, që pritet të zbardhen me vonë përmes deklaratës zyrtare. Prej Dhjetori 2023, autoritetet shqiptare vijojnë procedurat e ekstradimit me autoritetet në Spanjë, ku Lulzim Berisha mbahet i paraburgosur.

Saga e vrasjeve të Bandës së Durrësit

Lulzim Berisha ka një histori të gjatë të vrasjeve. Në vitin 1998 banda e tij vrau Dritan Sallakun. Kjo vrasje u cilësua dhe si vrasja e parë e këtij grupi. Po në këtë vit në 29 tetor, u krye një tjetër atentat ku u vra Viron Curra dhe Arjan Paja, ndërsa mbeti i plagosur Marsel Sotiri.

Një tjetër goditje do të vinte nga kjo bandë në vitin 1999, Marsel Sotiri i cili u plagos në ’98, do të ekzekutohej me breshëri plumbash. Vrasjet do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Për vrasjen e fundit që akuzohet Berisha është ajo e 2005.

Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akuzohen se në 25 shkurt 2005 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë Klodjan Saliun, dikur bashkëpunëtorë në “punët e pista”, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj. Nga goditjet me armë mbeti i vdekur në vend Klodjan Saliu, si dhe u plagos O.Truma, i cili ndodhej në automjet duke shoqëruar viktimën.

SPAK lëshon fletë-arrest dhe për Lul Berishën, ish-kreu i
Biznesmeni i vrare Vajdin Lamaj

Ndërkohë vrasja e dytë ndodhi në 27 shkurt 2005, ku mbeti i vrarë me lëndë plasëse në pallatin ku banonte biznesmeni Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Autorët e dyshuar janë Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeraj, ndërsa porosia dyshohet se ka ardhur nga anëtarët e Bandës së Durrësit.

Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë.

Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.

Vajdin Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese