Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Telashet me drejtësinë s'i kanë të sosur, SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të PS-së që doli hapur me PD

Shkruar nga Newsbomb
Telashet me drejtësinë s'i kanë të sosur, SPAK i
Elvis Roshi

SPAK ka sekuestruar telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Ndaj Elvis Roshit nuk ka ende një pasë sigurie ndërsa kontrollet dhe hetimet e autoriteteve vijojnë.

Policia ka zhvilluar kontrolle në ambientet e disa personave në Kavajë të cilët janë gjithashtu duke u hetuar nga SPAK-u. Kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e Elvis Roshit.

Këto hetime mësohet se po ndiqen nga Prokurori i Posaçëm, Ervin Kondilli dhe janë realizuar nga strukturat e BKH-së më mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Pak javë më parë, Elvis Roshi doli haptazi me Partinë Demokratike ndërsa u fotografua në një takim elektoral të Sali Berishës.

Kreu i PD futi në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, djalin e xhaxhait të Elvis Roshit, Elton Roshin, në zonën e Kavajës.

Elvis Roshi ka patur probleme edhe më herët me drejtësinë. Roshi ka qenë i skeduar në Gjermani, Itali si dhe në vitin 2000 me emrin Ervin Roshi ai figuron i proceduar edhe në Kavajë për dy vepra penale. Në atë kohë prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 muaj burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje për Ervin Roshin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese