Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Revolucioni i Flamingove” kthehet në valë politike? Deputetët e Berishës futen mes turmës së protestuesve, si ndryshuan qasje brenda 9 ditëve, në terren edhe Salianji

Shkruar nga Newsbomb
“Revolucioni i Flamingove” kthehet në valë politike?
Jorida Tabaku dhe Ervin Salianji

Ajo që është quajtur tashmë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit si “Revolucioni i flamengove”, nisi fillimisht si një lëvizje e karakterizuar nga një frymë qytetare dhe jopolitike, e artikuluar dhe e mbështetur nga qytetarë të thjeshtë. Protestat të cilat vijojnë prej ditësh janë shndërruar gradualisht në një nga ngjarjet më të “zjarrta” në vendin tonë duke tërhequr vëmendjen edhe të skenës politike.

Në ditët e para të këtyre tubimeve, që tashmë janë në ditën e nëntë, Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj Sali Berisha mbanin një distancë të qartë nga kjo nismë, duke deklaruar se nuk ishin pjesë e organizimit dhe duke theksuar qëndrime pro investimeve në zonën e Zvërnecit.

Megjithatë me kalimin e ditëve dhe rritjen e pjesëmarrjes në protesta, është vënë re një ndryshim i dukshëm i qasjes së aktorëve politikë të opozitës. Ka qenë vetë Sali Berisha ai i cili ka mëbshtetur protestuesit, ndonëse jo fizikisht, pasi një nga thirrjet e përsëritura ka qenë pikërisht “Largimi i Sali Berishës”.

Ndërkohë që brenda radhëve të bluve disa figura kanë vendosur që të marrin pjesë në këtë ditë të 9-të të protestës. Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ajo e cila është parë në protestën e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Po ashtu edhe kolegu i saj demokrat ka shprehur mbështetjen e tij duke marrë pjesë në protestë madje duke i dhënë zë dhe në rrjetet sociale këtij “revolucioni”

Në protestë është vënë re edhe prania e Ervin Salianjit,  i konsideruar tanimë nga blutë si “armiku” i Sali Berishës. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku dhe ka theksuar se energjia e protestuesve përfaqëson shpresë për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Sot në mbështetje të qytetarëve dhe të rinjve që po i japin jetë ndryshimit! Energjia e tyre është shpresë për Shqipërinë”, shkruan Salianji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese