Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“PS nuk mund të akuzohet për tradhti”, Edi Rama i drejtohet “Revolucionarëve” nga Shkodra: Keni të bëni me një forcë që askush nuk na bën me gisht

Shkruar nga Newsbomb
“PS nuk mund të akuzohet për tradhti”, Edi Rama i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me socialistët e Shkodrës në Kalanë e Rozafës, në kuadër të festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Ashtu sikurse tanimë është bërë “traditë” për kreun e qeverisë, ai u ndal edhe te protestat që po vijojnë prej ditësh në vend, të njohura si “Revolucioni Flamingo”.

Në të njëjtën linjë si deklaratat e bëra me radhë, Rama kritikoi organizatorët dhe zërat që sipas tij po përpiqen të krijojnë alarm të panevojshëm, veçanërisht për ccështjen që lidhen me mjedisin dhe zhvillimin e vendit.

Kryeministri theksoi se Partia Socialiste nuk ka devijuar asnjëherë nga interesi kombëtar, duke nënvizuar se qeveria që ai drejton do të vijojë të punojë për zhvillimin e Shqipërisë dhe për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

“Është kollaj të flasësh për flamurin, është kollaj edhe të marrësh një flamur ta lidhësh në qafë për të bërë patriotin, është kollaj edhe të bërtasësh dhe të këndosh këngë patriotike, por nuk është aspak e lidhur me patriotizmin, flamurin, frymën e atyre këngëve që të gjitha këto t’i përdorësh për të sulmuar dhe për të bërë çmos dhe të hedhësh të gjithë baltën e mundshme, të lëshosh të gjithë gurët e mundshëm kundër atyre që nuk mendojnë si ti. Jo vetëm që nuk mendojnë si ti, por janë me detyrën e udhëheqjes së vendit pasi shumica që nuk mendon si ti ka zgjedhur ata dhe jo ty.

Kjo nuk është patriotike dhe pastaj ajo që lind vetvetiu si pyetje kur sheh të gjithë këtë që sheh sot, po çfarë duan këta patriotë? Sepse kur i dëgjon, çfarë nuk dëgjon. Ishte një patriot dje që ma çuan që thoshte: Edi Rama i ka ulur qëllimisht biletat e avionëve për t’i bërë që sa më shumë të marrin avionët dhe të ikin. Çfarë do ky patrioti? Që ne të rrisim çmimin e biletave?

Këtu jemi në një hapësirë ku thuhet gjithçka, por nuk dëgjohet asgjë dhe, mbi të gjitha, askush nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që thotë.

Shpërthyen papritur ethet ambientaliste të të gjithë shqiptarëve, në thonjëza të të gjithë shqiptarëve, pasi janë vetëm ata që thonë: ne jemi Shqipëria, ne jemi populli, çohuni nga kafet, mos rrini ulur. Ata nuk duan ta dinë që njerëzit që janë në kafe kanë qenë gjithë ditën në punë, jo, s’duan t’ia dinë. Hajdeni me ne. Po për ku”, tha Rama ndër të tjera.

Pjësë nga fjala e Edi Ramës:

 Mirë se ju gjeta. Kur po ngjisnim ato rrugicat e kalasë, kur po vija këtu dhe po më thoshte Enea me Benetin që ka shumë njerëz, thashë: a po thonë çfarë dëshirojnë apo çfarë është në realitet? Sepse nëse shumë njerëz kanë rezistuar deri në fund të asaj ngjitjeje, atëherë i bie jo vetëm që jemi të fortë, por jemi më të fortë se asnjëherë tjetër.

Nuk diskutohet që do na hidhen në fyt menjëherë flamingot dhe do thonë: patronazhistët janë mbledhur atje, administrata është mbledhur atje. Unë ju falënderoj shumë për këtë dhe e çmoj shumë realisht mundimin për t’u ngjitur deri këtu së bashku, një ngjitje që ka qenë jo e lehtë, por patjetër duke e marrë parasysh nga e kanë nisur ata që e themeluan PS-në dhe morën guximin ata në Shkodër ta çelin degën e PS-së. Atëherë besoj jo vetëm që nuk kemi asnjë arsye për t’u qarë me vështirësitë, por i kemi të gjitha arsyet për të vazhduar të ngjitemi, për të ngjitur Shqipërinë aty në majën ku na kanë lënë amanet rilindasit tanë dhe aty ku ia kemi borxh fëmijëve tanë, në BE.

Duke u përpjekur të mbledh disa mendime për t’i ndarë me ju, po mendoja që pavarësisht se kjo skenë këtu dhe ky shesh është zgjedhur për bukurinë e vet të jashtëzakonshme dhe hijen e magjishme që ka, gjithsesi më duket sikur sot pikërisht ky takim na lidh në të sotmen me atë që është edhe legjenda e kësaj kalaje, legjenda e atyre që përpiqeshin të ndërtonin ditën dhe e atij që prishte natën.

Ishin vëllezër, ishin vëllezër dhe ajo legjendë në fakt ka reflektuar në vazhdimësi në jetën shqiptare, ka reflektuar edhe në letrat e shkruara nga mendje të mëdha të kombit tonë, nga Fishta te Konica dhe të tjerë që e kanë pasur të pamundur për të mos e lënë dhe me shkrim që halli më i madh shqiptarit i vjen nga shqiptari. Por, nga ana tjetër, lajmi i mirë për ne është që shumica e shqiptarëve tanimë është shumë e qartë dhe shumë e vendosur për ta çuar deri në fund këtë mision historik që fati e ka dashur të vijë në dorën tonë dhe nderi ynë është që ta çojmë deri në fund.

Ajo shumicë nuk është e lumtur me çfarë bëhet dhe me çdo gjë që bëhet, nuk është e kënaqur me gjithçka në jetën e përditshme, nuk është se nuk i sheh boshllëqet ende të dukshme të prapambetjes së madhe nga e cila ne po dalim hap pas hapi, nuk është se nuk i ndjen pengesat, të gjitha ato probleme që kujtojnë se i shohin më mirë ata të cilët prej vitesh tanimë kërkojnë që të na vendosin stërkëmbësha.

Por, ndryshe nga ata, shumica sheh edhe atë që ata nuk duan ta shohin, atë që ne kemi bërë për Shqipërinë, për qytetet tona, për zonat tona rurale, për flamurin tonë kombëtar.

Është kollaj të flasësh për flamurin, është kollaj edhe të marrësh një flamur ta lidhësh në qafë për të bërë patriotin, është kollaj edhe të bërtasësh dhe të këndosh këngë patriotike, por nuk është aspak e lidhur me patriotizmin, flamurin, frymën e atyre këngëve që të gjitha këto t’i përdorësh për të sulmuar dhe për të bërë çmos dhe të hedhësh të gjithë baltën e mundshme, të lëshosh të gjithë gurët e mundshëm kundër atyre që nuk mendojnë si ti. Jo vetëm që nuk mendojnë si ti, por janë me detyrën e udhëheqjes së vendit pasi shumica që nuk mendon si ti ka zgjedhur ata dhe jo ty.

Kjo nuk është patriotike dhe pastaj ajo që lind vetvetiu si pyetje kur sheh të gjithë këtë që sheh sot, po çfarë duan këta patriotë? Sepse kur i dëgjon, çfarë nuk dëgjon. Ishte një patriot dje që ma çuan që thoshte: Edi Rama i ka ulur qëllimisht biletat e avionëve për t’i bërë që sa më shumë të marrin avionët dhe të ikin. Çfarë do ky patrioti? Që ne të rrisim çmimin e biletave?

Këtu jemi në një hapësirë ku thuhet gjithçka, por nuk dëgjohet asgjë dhe, mbi të gjitha, askush nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që thotë.

Shpërthyen papritur ethet ambientaliste të të gjithë shqiptarëve, në thonjëza të të gjithë shqiptarëve, pasi janë vetëm ata që thonë: ne jemi Shqipëria, ne jemi populli, çohuni nga kafet, mos rrini ulur. Ata nuk duan ta dinë që njerëzit që janë në kafe kanë qenë gjithë ditën në punë, jo, s’duan t’ia dinë. Hajdeni me ne. Po për ku?

Si papritur këta u zgjuan një ditë dhe të gjithë u bënë ambientalistë dhe ndërkohë po kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë nga unë dhe nga ju. Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale dhe kur vriteshin përditë zogjtë e kafshët që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin këta kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin këta kur pyjet ishin bërë vendi ku dëgjohej vetëm një zog, sharra elektrike? Ku ishin këta?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç, por unë nuk e kam me ta. Unë e kam me ata dhe për ata të cilët po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në drejtim të paditur atë moment shqetësimi të natyrshëm dhe atë nevojë krejt legjitime të shumë njerëzve qytetarë që papritur u ndjenë para një alarmi, përpara diçkaje që duhet të bënin çmos, të dilnin në rrugë për të thënë: ja ku jemi dhe ne për ta ndaluar, sepse papritur morën vesh që ka një plan djallëzor për ta shitur Shqipërinë, për të shkatërruar një habitat dhe për të rrafshuar një zonë të mbrojtur dhe pastaj për të sjellë aty ca, thoshin palestinezët, izraelitët, masivë betoni.

Unë i kuptoj ata, por në momentin e parë, në ditën e dytë, nuk i kuptoj më pastaj kur shkojnë pas berihait dhe kur ca nga fakti që nuk e dinë, ca nga fakti që nuk duan ta dëgjojnë, harrojnë krejtësisht se me kë kanë të bëjnë. Dhe kur them me kë kanë të bëjnë, e kam ekzaktësisht veten time, qeverinë time.

Harrojnë që kanë të bëjnë me një forcë të cilën mund ta kritikosh për shumë gjëra, për dje edhe për sot, por kanë të bëjnë me një forcë që askush nuk mund të çohet dhe të marrë kurajon t’i tregojë gishtin si një forcë që ka tradhtuar ndonjëherë interesin kombëtar. Nuk e ka bërë dje, nuk e ka bërë sot dhe nuk ka për ta bërë kurrë, sepse interesi kombëtar ka qenë për PS qysh në krye të herës një pikë e palëvizshme referimi.

Kam korrigjuar vetëm drejtshkrimin, shkronjat e dyfishta të gabuara, fjalët e ngjitura/ndara gabim dhe pikësimin bazë, pa ndryshuar përmbajtjen e fjalimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese