Rama në fjalën e tij ngë Londër, ka sulmuar opozitën, duke u kërkuar shqiptarëve që me votë t’i tregojnë se duhet të largohen njëherë e mirë. Ai u shpreh se fitorja e Partisë Socialistye duhet edhe për t’i dhënë goditjen e fundit Berishës, për të shpëtuar opozitën nga pëngmarrësi.
“Fitorja e radhës duhet të jetë triumfi i një vizioni për botën, për vlerat njerëzore të respektit. Ju jetoni në një lagje, njëri socialist dhe tjetri demokratë, por kur shiheni nuk i vini duart në fyt por i jepni dorën dhe mbështesni.
Shqiptarët e zakonshëm, ata që jetojnë me punë duhet ta përzënë djallin e ndasisë. Përqafoni alternativën që ju bën krenar, për veten dhe fëmijën e tyre. Fitorja jonë duhet të jetë një fitore përfundimtare edhe për opozitën që duhet të clirohet nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve.”
