Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mban fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim

Shkruar nga Newsbomb
Rama mban fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të
Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama po mban fjalën  në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme e OKB, Rama ka theksuar se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj tregoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje

Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim. Toleranca kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar ndryshimet e tjetrit, por duke u angazhuar”, - tha Rama.

Kreu i qeverisë, Rama ka folur edhe për Kosovën ku u shpreh se nuk mund të mbahet peng nga askush.

Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes, jo të shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Agresioni rus kundër Ukrainës, duhet të na shërbejë si zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë të më mirë se ndonjëherë, por na duhet të punojmë midis vetes dhe aleatët që kthimi në të shkuarën jo vetëm të jetë i pamundur, por i paimagjinueshëm.

Në këtë kontekst Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të BP, me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.

Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin publik, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtare, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme duke nisur me 5 shtete vende anëtare që nuk e njohin”, - tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese