Hapësire reklamuese

Politikë

“Qendrat në Shqipëri në përputhje me ligjin europian!” Sinjale pozitive nga Luksemburgu, Meloni mirëpret opinionin e Avokatit të Përgjithshëm: Dy vite të humbura

Shkruar nga Newsbomb
“Qendrat në Shqipëri në përputhje me ligjin
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Një zhvillim i rëndësishëm vjen nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian, ku mendimi i Avokatit të Përgjithshëm Nicholas Emiliou i jep një interpretim favorizues protokollit Itali-Shqipëri për qendrat e riatdhesimit dhe paraburgimit të emigrantëve.

Sipas këtij qëndrimi, marrëveshja mes Romës dhe Tiranës është në përputhje me rregullat e BE-së për azilin dhe kthimet, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat themelore të migrantëve. Në opinion theksohet se ligji europian nuk e ndalon një shtet anëtar të krijojë qendra të tilla jashtë territorit të tij, për sa kohë garantohen standardet ligjore, përfshirë ndihmën juridike, përkthimin dhe komunikimin me familjarët dhe autoritetet kompetente.

Ky interpretim pritet të ndikojë në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Luksemburgut, e cila do të shqyrtojë çështjen në javët në vijim.

Ky mendim i një prej avokatëve më kritikë dhe ndikim në Europë, është duartrokitur nga kryeministri Girogia Meloni. Ndonëse me nota ironie, ajo deklaroi se vonesat dhe debatet rreth këtij projekti kanë sjellë  “dy vite të humbura”, duke iu referuar procesit politik dhe institucional që ka shoqëruar marrëveshjen.

Nga ana tjetër, kryeministri jonë Edi Rama ka theksuar disa herë marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë e Tiranës për të bashkëpunuar me Italinë në këtë nismë. Në një deklaratë të mëparshme, Rama e ka përshkruar këtë raport si një lidhje historike dhe politike, që e bën Shqipërinë të hapur ndaj kërkesave të Romës në fusha të ndryshme të bashkëpunimit.

Vendimi i përkohshëm i Avokatit të Përgjithshëm ka ndezur sërish debatet brenda skenës politike europiane. Përfaqësues të së djathtës italiane e kanë cilësuar këtë si një konfirmim se qendrat në Shqipëri janë në përputhje me të drejtën europiane dhe pjesë e një strategjie më të gjerë për menaxhimin e flukseve migratore.

Nga ana tjetër, kritika nga opozita dhe segmente të së majtës vijon të fokusohet te aspektet ligjore dhe të të drejtave të njeriut, duke theksuar se çdo procedurë duhet të garantojë standarde të plota mbrojtjeje për migrantët.

Megjithëse opinioni i Avokatit të Përgjithshëm nuk është detyrues, ai konsiderohet një sinjal i rëndësishëm juridik për drejtimin që mund të marrë vendimi final i Gjykatës së BE-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese