Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Bajram Begaj uron 250 vjetorin e Amerikës: Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Bajram Begaj uron 250 vjetorin e Amerikës: Shqipëria
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh urimi për 250 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke uruar popullin amerikan këtë 4 korrik dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë.

"Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta  Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit. Gëzuar 4 Korrikun USA", shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë—një nga festat kombëtare më të rëndësishme të vendit. Në këtë ditë, në vitin 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një kombi të ri dhe ndarjen e tij nga Britania e Madhe.

Për amerikanët, kjo datë simbolizon lirinë, demokracinë dhe unitetin kombëtar. Më 4 Korrik 1776, Kongresi i Dytë Kontinental miratoi Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga përfaqësuesit e trembëdhjetë kolonive britanike në Amerikën e Veriut.

Dokumenti shpalli të drejtën e kolonive për vetëvendosje dhe shënoi fillimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një komb i pavarur, ndërsa me kalimin e kohës, 4 korriku u bë festa kryesore kombëtare e vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese