Hapësire reklamuese

Politikë

PD-PS pakt për ndryshimin e Kodit Zgjedhor? Celibashi dërgon në Kuvend draftin me TRE propozime

Shkruar nga Newsbomb
PD-PS pakt për ndryshimin e Kodit Zgjedhor? Celibashi dërgon në
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tre propozime Kuvendit të Shqipërisë, sa i takon ndryshimeve shtesë në Kodin Zgjedhor.

Njëri prej tre propozimeve, lidhet me faktin se përveç KQZ, në procesin e numërimit të votës së Diasporës të përfshihen dhe partitë politike.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se do ia përcjellë sot Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ku sipas tij është një draft që do kënaqë të gjitha palët.

Ndryshimet që KQZ propozon:

1- Pagesa 100% e kostos së zarfave të votës së emigrantëve
2. Rrishikimin e afateve të regjistrimit për të përfituar 10 ditë më shumë për të përgatitur fletën e votimit për diasporën
3. Për të numëruar votën e emigrantëve nga partitë sipas kërkesës së demokratëve.

Deri tani rreth 42 mijë kërkesa janë grumbulluar në platformën PER deri ditën e sotme.

Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani 27,992 kërkesa janë shqyrtuar, por rreth 17,662 janë miratuar. NDërsa njofton se rreth 11 mijë kërkesa janë refuzuar.

“400 mijë shtetas që iu skadon identifikimi elektronik dhe janë 600 mijë shtetas që iu skadon pasaporta. Duke marrë në konsideratë këto numra dhe çfarë është diskutuar me përfaqësues të partive politike, vlerësojmë që është e përligjur që ti kërkojmë qeverisë që të zgjasë me akt normativ afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë”, - tha Celibashi.

Celibashi zbuloi dhe disa problematika me të cilat po përballet regjistrimi dhe kërkesat po refuzohen.

Regjistrimet e refuzuara janë 3887 në Itali, 2357 Greqi, 1276 Gjermani, 356 SHBA, 251 Angli. Sipas Celibashit, shumica dërrmuese ngarkuan dokumentin e ID në anën e gabuar.

"90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar. Emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Shkaku lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e votuesve, ngarkojnë dokumentin e adresës, shumica kanë ngarkuara si dokument dokumentin e identitetit nga shteti italian, e kanë ngarkuar nga ana e gabuar nga faqja nuk e përmban adresën, do duhet të ngarkojnë faqen e  dokumentit të identitetit të lëshuar nga shteti italian e cila përmban adresën, e kanë ngarkuar nga faqja që nuk përmban adresën. Mbi 90% e gabimit, mënyra se si dhe dokumenti që ngarkohet në sistem, gjej rastin për të sqaruar që gjatë ngarkimit të dokumentit është shumë e rëndësishme që dokumenti të përmbajë adresën."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese