
Italianët nuk e kanë pritur aspak mirë gjestin e kryeministrit Edi Rama ndaj mikes dhe homologes së tij Giorgia Meloni, duke e konsideruar atë një skenar të pështirë dhe përbuzës nga Tirana, pasi miliona euro nga taksat e tyre janë dërguar për kampet e emigrantëve.
Mediat më të mëdha në Itali kanë pasqyruar videon e Edi Ramës, teksa ulet në gjunjë për Melonin sapo ajo mbërrin në Sheshin Skënderbej ku po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ama reagimi i italianëve nuk është dhe aq i ngrohtë.
Newsbomb.al ka vëzhguar me qindra komente në tre nga mediat kryesore në Itali, që përfshijnë Ansa, La Stampa dhe Correiere della Sera, dhe ajo që bie në sy është se pothuajse të gjithë komentuesit e vënë theksin te shpenzimet për kampet e emigrantëve në Gjadër.
Më poshtë, video e publikuar nga “Ansa” dhe komentet e italianëve:
“Normal qe e mbush me lek”, “Ai gjunjëzohet në shenjë mirënjohjeje, sepse po ia del shumë mirë me Italinë që i jep para dhe publicitet”, “Me gjithë ato para që sjellim në Shqipëri është minimum”, “Dhe natyrisht ai solli shumë para të marra nga italianët”, “Po thotë faleminderit për miliarda euro për qendrat e emigracionit”, - janë disa nga komentet e italianëve.
Më poshtë, video e publikuar nga “La Stampa” dhe komentet e italianëve:
“Unë ju besoj me paratë falas që u japim”, “Gjesti flet shumë se sa mirënjohëse duhet të jetë ai ndaj Melonit”, “Sa shumë skenare për të pasur më shumë para”, “Çfarë turpi”, “Me të gjitha paratë që po i sjell”, “Çfarë teatri i vogël i frikshëm. Mendon se njerëzit janë budallenj?”, - janë disa nga komentet e italianëve.
Më poshtë, video e publikuar nga “Corriere della Sera” dhe komentet e italianëve:
“Ai gjunjëzohet në shenjë mirënjohjeje, sepse po ia del shumë mirë me Italinë që i jep para dhe publicitet”, “A e kuptoni se ku kemi arritur”, “Mendova se me Berlusconin kishim arritur fundin, gabova”, “Ai u ul në gjunjë për ta falenderuar që kishte marrë të gjitha paratë e italianëve që paguajnë taksa me çmim të lartë”, - vijojnë komentet.
© Newsbomb.al