Hapësire reklamuese

Politikë

Kush është ministri që u rrah me Ilir Beqaj?! Analisti: Vjehrri ishte me kancer, shkoi te Onkologjiku dhe nuk mori shërbim

Shkruar nga Newsbomb
Kush është ministri që u rrah me Ilir Beqaj?! Analisti: Vjehrri
Ish-ministri Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë "Rama 1", Ilir Beqaj raportohet se është rrahur me grushte në zyrë me një tjetër koleg socialist. Kështu shprehet analisti Arian Curri, i cili bën me dije se dy ministra të kabinetit Rama kanë dhunuar njëri-tjetrin vite më parë.

Ai ka treguar se vjehrri i ministrit ka qenë me kancer dhe kur ka shkuar në Spitalin Onkologjik, atje nuk i është dhënë shërbim. 

Në këto kushte, ai ka shkuar në zyrën e Ilir Beqaj dhe janë rrahur me grushte. Arian Curri nuk ia përmendi emrin asnjërit prej të dyve, por i vetmi ministër burrë nga Partia Socialiste në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë Ilir Beqaj (2013-2017), i cili është pasur nga Ogerta Manastirliu.

"Qeveria e dinte këtë situatë. Dy ministra janë rrahur me grushte në zyrë. Njëri ka qenë ministri i Shëndetësisë i kohës dhe tjetrit nuk po ja themi emrin. Janë rrahur dy ministra të qeverisë.

Vjehrri i tij, që ishte me kancer, ka vajtur të Onkologjiku dhe nuk ka marrë shërbim. Janë rrahur dy ministra të qeverisë", është shprehur analisti Arian Curri në emisionin "Top Story" të Grida Dumës, përcjell newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese