
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e cila po mbahet këtë të premte para Bashkisë së Tiranës, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është kryehajduti i gjithë Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij Këlliçi ka përcjellë dhe në njoftim për SPAK, duke thënë se më 25 prill, kryebashkiaku Veliaj po planifikon që të shkojë në Holandë, aty ku dhe është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, dhe do të mbarojë punët e lëna përgjysmë.
“Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!
Njeriu, që nga ky shesh sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill”, tha Këlliçi.