Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarë të shumtë kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Shkruar nga Newsbomb
Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarë të
Pamje nga protesta

Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët këtë të premte, qytetarë të shumtë janë mbledhur para ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.

 Kjo nuk është hera e parë që qytetarët janë mbledhur para këtij institucioni.  Kujtojmë që protesta  e javës së kaluar para ambienteve të Bashkisë së Tiranës agravoi në përplasje fizike.

Qytetarë të shumtë, të cilët ishin mbledhur para këtij institucioni kanë hequr me forcë gardhin metalik që ishte vendosur para Bashkisë. Gjithashtu, ata hodhën molotovë në drejtim të forcave të policisë si dhe tabelat të cilat mbanin nëpër duar duke goditur kështu edhe efektivët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese