Edhe sot është tensionuar situata para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kanë hedhur shashka dhe tymuese para Bashkisë së Tiranës.
Bëhet me dije se janë hedhur 15 molotov para Bashkisë së Tiranës, duke shkaktuar edhe flakë kështu para derës së këtij institucioni. Opozita dhe qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë.
Kujtojmë që protesta edhe javën e kaluar agravoi situara në përplasje fizike. Qytetarë të shumtë, të cilët ishin mbledhur para këtij institucioni hodhën me forcë gardhin metalik që ishte vendosur para Bashkisë.
Gjithashtu, ata kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë si dhe tabelat të cilat mbanin nëpër duar duke goditur kështu edhe efektivët.