
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka reaguar në rrjete sociale pas publikimit të disa fotove në disa media ku pretendohej se ai ndodhej në takimin elektoral të Sali Berishës me kapuç në kokë.
Elvis Roshi shkruan në rrjete sociale se nuk fshihet dhe nuk ka arsye që të maskohet. Roshi pranon që ka qenë pjesë e këtij takimi duke thënë se ndodhej në të njëjtin ambient me kapuç në kokë sepse jashtë po binte shi.
Elvis Roshi thekson se nuk ka asnjë arsye të ketë frikë dhe të fshihet pasi i bën ballë shumë mirë situatave politikë shumë më agresive.
Kujtojmë se Kryetari i PD, Sali Berisha, ka futur në listën e hapur djalin e xhaxhait të Elvis Roshit, Elton Roshin në zonën e Kavajës.
Statusi i plotë
Të dashur miq. Unë as nuk fshihem e as nuk nuk maskohem !!!!!
Disa media online dhe individë pranë qeverisë, kanë shpërndarë një lajm sikur unë kisha marrë pjesë i maskuar me kapuç në një prezantim të kandidatëve të koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” në lagjen time !
Por një sqarim:
Po !!!!!! Unë kam qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq!
Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake.
Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem.
Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem.
Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s'më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive.
Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur!
Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm!
Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.
Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, juristin Elton Rroshi.
Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër........ OK!
Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.
