Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia njoftim zyrtar për Arjan Salën: Trupi u gjet mëngjesin e sotëm; Zjarrfikësit futen në magazinë: Mure të shembura dhe dyshemeja gjol me ujë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Policia njoftim zyrtar për Arjan Salën: Trupi u gjet mëngjesin e

Policia e Tiranës jep njoftim zyrtar për gjetjen e trupit të Arjan Salës, punonjës i shërbimit të sigurisë që prej tre ditësh ishte bllokuar në magazinën e Casa Italias. Sipas njoftimit, trupi i tij është gjetur nga zjarrfikësit mëngjesin e sotëm.

“Tek "Casa Italia" si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e  trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë Blutë e Tiranës.

Magazina e qendrës tregtare në pronësi të shtetasit Pëllumb Alimadhi, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pasi zjarri u shua. Siç shihet nga pamjet, zjarrfikësit të pajisur me bombola oksigjeni kanë arritur sot deri në vatrën kryesore ku shpërtheu zjarri. Nga to, shihet se muret janë shembur nga temperatura e lartë dhe dyshemeja është bërë gjol me ujë.

Zjarrfikësit e angzhuar në këtë operacion u detyruan të thyenin soletën për të hyrë brenda në magazinë.

Për shkak të materialeve që ndodheshin në magazinë, zjarr ishte i madh dhe temperatura dje sipas ekspertëve zjarrfikës i kalonte 1 mijë gradë celsius, ndaj ndërhyrja deri në vatrën kryesore ishte e pamundur, sepse objekti ishte në katin -1 dhe nuk kishte ventilim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese